Cover of Eskili, ky humbës i madh

Eskili, ky humbës i madh

Rating
–
No ratings yet.
Pages
159
5 editions
First published
1988
3 languages

Overview

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.

Ai kërkon një gjendje shpirtërore të veçantë. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ti e njeh atë qysh nga rinia e hershme, e ke bërë në shkollë, ke dëgjuar për të në emisionet e kulturës në TV etj., shkurt, nuk ke asnjë kureshtje për të, kështu që leximi i tij ose, më saktë, rileximi i tij përbën vetvetiu një “akt të zgjedhur”.

Në të vërtetë, fjalët “lexim” ose “rilexim” në këtë rast ngjajnë të pasakta. Shfletimi i librit të tij më tepër se lexim është një përsiatje, madje gjatë kohës së leximit do të ishte e natyrshme që më shumë se i hapur, libri të qëndronte i mbyllur. Por dihet se për një gjë të tillë duhet një gjendje e veçantë shpirtërore, e cila nuk krijohet lehtë dhe në çdo kohë.
Dhe në qoftë se ti e kupton se dita nuk është e përshtatshme, atëherë është mirë ta vësh përsëri në raft librin dhe të presësh një ditë tjetër. Këto janë disa shënime për Eskilin të hedhura në kohë të ndryshme. Prej mendimeve që zgjojnë, mund të gjykohet se sa të përshtatshme ose jo kanë qenë ditët kur ato janë shkruar.

Ratings & reviews

Log in to rate or review this book.

No written reviews yet.

Discussions

Talk about this book with other readers.

Log in to start a discussion.

No discussions yet.

Editions

  • Paperback Siruela 2006 266 pages Spanish ISBN 9788478449484 Open Library
  • Format not known Onufri 2006 184 pages alb ISBN 9789992745281 Open Library
  • Format not known Onufri 2001 159 pages alb ISBN 9789992745281 Open Library
  • Format not known Shtëpia Botuese "8 Nëntori" 1990 153 pages alb Open Library
  • Format not known Fayard 1988 131 pages French ISBN 9782213020884 Open Library

Details & links

First published
1988
Pages
159
Languages
Available in 3 languages

Where to buy this book: see “Buy this book”

More about this book

See it on Goodreads →

Read a sample, borrow it or see other editions → openlibrary.org